Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lulzim Basha paralajmëroi sot publikimin e të tjerave fakteve lidhur me aferën korruptive të qeverisë te Unaza e Re.
Teksa ishte në krah të banorëve të Astirit në ditën e 45 të protestës së tyre, Basha tha se Rama jo vetëm ka dashur të vjedhë 40 milionë euro nga buxheti i shtetit, por së bashku me krimin e organizuar kërkon të ndërtojë pallate shumëkatëshe.
Basha: Nesër Partia Demokratike do të publikojë një pjesë tjetër po kaq të errët të kësaj afere korruptive. Jo vetëm që Edi Rama ka dashur të vjedhë dhe vazhdon të përpiqet të vjedhë këtu mbi 40 milionë euro nga Buxheti i Shtetit por së bashku me figurat e krimit të organizuar, mbi rrënojat e shtëpive që do të prishë do të ndërtojë pallate shumëkatëshe. Nësër para qytetarëve do të shpaloset me dokumente zyrtare se si Edi Rama dhe Erion Veliaj ndryshuan Planin urbanistik për ti dhënë leje një krimineli të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge, një personi i cili njihet si mik, si bashkëpunëtor i kupolës socialiste Edmond Bego.
Për tju freskuar kujtesën qytetarëve, Edmond Bego është njeriu i cili në kundërshtim me ligjin ndonëse i dënuar nga drejtësia italiane dhe vuajti një pjesë të dënimit këtu në Shqipëri, mori mbi 14 milionë euro tendera në rrugën e Elbasanit, në zonën elektorale të Taulant ballës me të cilin ka udhëtuar plot 57 herë jashtë shtetit në katër vitet e fundit.
#oranews
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/skandali-me-unazen-e-madhe-basha-neser-publikojme-fakte-te-reja-mbi-kete-afere