Pa Gjurme-Kercenohet me jete nga dy korçare/ Ja e verteta qe fsheh pronari I Gjergji Zhupanit

Report TV 2018-12-18

Views 1

Pjesa 18 Dhjetore Një histori e trishtë në studion e Pa gjurmë. Familja në kërkim të Gjergji Zhupanit, aktualisht 37 vjec. E ëma, babai dhe i vëllai bëjnë me dije se ai punonte si bari në Larisa të Greqisë, aty ku kërcënohej nga disa persona, por që prej 18 vite ai nuk është parë më nga askush.

Historia e plotë

Gjergji Zhupani u largua drejt Greqisë, në vitin 2000. Po në këtë vit ai punoi rreth 7 muaj, në një zonë të Larisës. Po në këtë vit, në komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjarët, këta të fundit pohojnë se Gjergji iu kishte thënë se kishte marrë kërcënime nga dy shqiptarë atje, të cilët ishin me origjinë nga Korça.

Pas kësaj telefonate dyshuese, arsyen e kërcënimeve për të cilat nuk morën vesh kurrë, Gjergji vijonte të merrte rregullisht familjen, përgjatë një muaj nga ky episod.

Fundi i marsit të vitit 2000 ishte telefonata e fundit, data 25 kur familjarët humbën çdo kontakt të mundshëm me 37-vjeçarin nga Gramshi. Familja e tij, që sot jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh është ende në pritje të një të vërtete mbi fatin e Gjergjit. Familja beson ende dhe sot se Panajot Bogdanos, pronari tek i cili pati punuar i riu 37- vjeçar, di të vërtetën, pasi me të ai punonte dhe jetonte në shtëpinë e tij, ndërsa merrej me punët me blegtori. Në komunikimin e fundit që ka patur vëllai, paratë që Gjergji fitoi tek pronari grek, ky i fundit ia ka dorëzuar Verionit. Ndër të tjera, shtetasi grek i ka pohuar se Gjergji, i cili ishte pa letra, ndaj kjo punë zgjati tek ai nuk zgjati shumë dhe Gjergji u largua. Dyshimi i familjarëve mbetet se Gjergji mund të ketë lëvizur në një tjetër vend. Kanë patur një informacion tek telenorba që e kanë parë në Durrës. Por i paverifikuar. Në Shën Avlash është një Manastir dhe dyshohet se aty ndoshta mund të ketë një pistë.

Ndërkohë që në studion e Pa gjurmë, i vëllai i Gjergjit, Viron Zhupani, ka thënë se ka patur dijeni se është kërcënuar nga dy korcarë gjatë qëndrimit të tij në Greqi.

Viron Zhupani: Më tha që kërcënohej nga disa korçarë. Vajta tek pronari, pyeta dhe më pas bëra denoncimin në Polici. Ndërsa po të shohësh në polici, del sikur denoncimin e ka bërë pronari. Dëshiroj që të jetë mirë, nuk di më çfarë të them. Punonte si coban në Larisa. Dyshoj se i ka ndodhur dicka e keqe.

Share This Video


Download

  
Report form