Wess Mitchell telefonon presidentin serb Vuçiç për Kosovën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Wes Mitchel, i ka bërë të qartë presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç se dialogu është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje për marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.Sipas tij, është thelbësorë që të kapërcehen tensionet në rritje mes dy vendeve.Mediat serbe citojnë presidentin Vuçiç t?i ketë thënë sekretarit amerikan se Serbia gjithmonë ka mbështetur paqen dhe stabilitetin, por edhe arritjen e një kompromisi me Kosovën.Vuçiç shprehet se Beogradi do të angazhohet që në të ardhmen të ketë një marrëveshje finale, e cila do t?i hapte Serbisë rrugën e integrimit në Bashkimit Europian.Një ditë më parë, presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një letre drejtuar presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, tha se inkurajon Kosovën e Serbinë, të shfrytëzojnë kohën për të arritur një marrëveshje pajtimi mes tyre.Ai njoftoi gjithashtu se mirëpret dy presidentet në Shtëpinë e Bardhë për të festuar atë që do të jetë një marrëveshje historike mes dy vendeve.Por nga ana tjetër, Serbia kërkon me ngulm heqjen e taksës 100% për mallrat serbe, dhe më pas do të ulet në dialog. Ndërsa Prishtina zyrtare këmbëngul se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia të njohë Kosovën.

Share This Video


Download

  
Report form