Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike përsëriti akuzat se plani Urbanistik i Tiranës i hartuar në kohën kur ishte kryetar bashkie dhe i miratuar në 2013, është ndryshuar nga Erion Veliaj dhe miratuar nga Edi Rama.
Basha: Ndryshimi i këtij plani urbanistik në pjesën e unazës së re konsiston në rrjedhën e ujit të Lumit të Lanës, ku Lana është zhvendosur me qëllimqë të prishen banesat e afro 200 familjeve për të ruajtur atë që duket se është prona e kontraktuar nga Edmond Bego, anëtar i bandës së Lushnjës, trafikant droge i dënuar me 21 vite, i provuar si lidhje e ngushtë e Taulant Ballës, i cili ka në plan të ndërtojë një projekt për afro 30 mijë metrash katrorë apartamente, pikërisht në këtë tokë, në të cilën ka pasur edhe një privatizim nga Arben Ahmetaj në vitin 2016.
Nga Unaza e Re ku ishte në mbështetje të banorëve të Astirit, Basha ftoi qytetarët në rezistencë duke nisur nga enjtja. Ai tha se të gjithë duhet të jenë përkrah studentëve para Kuvendit.
#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-nis-rezistenca-basha-fton-qytetaret-tu-bashkohen-studenteve