Pjesa e dyte 19 Dhjetore ër të disatën herë, trajtohet sërish në studion e ?Pa gjurmë? rasti i Renato Hamzait, i njohur ndryshe si Reni i Elbasanit. Hamzai është denoncuar i zhdukur nga familja e tij, ndërkohë që ditën e sotme, në ?Pa gjurmë?, dalin të tjera informacione për të.
Një video e cila është xhiruar në muajin maj të këtij viti, në një klub nate në Pezë, dyshohet se këngëtari që ka kënduar brenda këtij lokali është Renato Hamzai. Një nga dëshmitaret që ka qenë e pranishme në këtë lokal, thotë se Reni i Elbasanit, ishte duke kënduar në këtë lokal, dhe se është ulur pranë saj në tavolinë dhe e ka qirasur.
Dëshmitarja ka thënë në një lidhje telefonike në ?Pa gjurmë?: Rruga e Dibrës, kur ikën në Tiranë, e pashë duke kënduar. E kam thirrur në tavolinë që t?a porosisja për këngë, madje dhe e kam qirasur. Kishte një tatuazh në krahun e djathtë. Aty kishte shumë goca, ishte edhe një bjonde që ishte këngëtare. Nga sa e kam parë unë ishte 100% ai. Aty ka qenë në Pezë në muajin korrik. Një djalë i foli: O Reni, eja respektoji se janë dy goca që të kanë ardhur. Më ofroi edhe numrin e telefonit.
Ndërkohë që në një tjetër lidhje telefonike, menaxheri i lokalit ku dyshohet se ka kënduar Renato, ka mohuar që personi në video të jetë Renato Hamza. Por janë familjarët ata që kanë këmbëngulur sërish se zëri në video është i Renato Hamzait.