Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati i Anës me kryeministrin Rama tek Politekniku i parapriu largimit të një grupi të madh studentësh të cilët lanë sallën në mes të takimit me Kryeministrin.
Për gazetaren e Ora News, Fjorela Beleshi, studentja e Arkitekturës tha se nuk mund të qëndronin më për të dëgjuar monologun e Ramës.
Studentja: Ne u larguam nga monologu që ai po bënte me veten e vet. Brenda ka akoma studentë nëse mund ti quaj studentë sepse janë të gjithë të paguar nga kryeministri apo kryetarët e FRESSH.Nuk janë studentë që realisht po luftojnë për 8 kërkesat, ata po luftojnë për zotin Kryeministër.
E ndërsa qartazi gjithë këto ditë janë shprehur kundër dialogut, studentja sqaron dhe arsyen se pse u bënë pjesë e këtij takimi.
#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/disa-te-verteta-duhet-ti-thuhen-ne-sy-dhe-troc-studentja-qe-terboi-ramen-flet-ora-news