Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Florida Doçi, Doktorante në Kanada, fluturoi nga Kanadaja në Tiranë vetëm për t'iu bashkuar protestës studentore.
E ftuar në Ora News, ajo tregoi se fluturimin e kreu nga Prishtina.
Doçi: Erdha për të mbështetur protestën këtu. Mu desh të fluturoja nga Prishtina sepse çmimi i biletave në Shqipëri ishte dyfishi që ishte në Prishtinë.
Ajo thotë se ligji i arsimit të lartë është një hap mbrapa sa i takon zhvillimit të arsimit në vendin tonë.
Doçi: Ligji i arsimit të lartë dhe çdo reformë arsimore është mjaft komplekse.Duhet bërë një reformë rrënjësore nuk duhet të huazojmë nga vendet e huaja.Protesta e studentëve ishte një shuplakë kundrejt arrogancës së politikanëve dhe lidervë të këtij vendi deri tani që kanë mundur të bëjnë ato që kanë bërë për shkak se nuk ka pasur zëra të fuqishëm. Shpresa është aty, frika nuk është aty. Do të vazhdojë derisa ndryshimi të vijë.
#oranews #protesta #studentet
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nga-kanadaja-ne-tirane-protesten-studentja-fluturova-nga-prishtina-2-here-me-lire