Veliaj: Kartën e Studentit e japin Universitetet

RTV KLAN 2018-12-21

Views 0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sqaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pse të rinjtë e Universiteteve nuk janë pajisur me kartën e studentit nga pushteti lokal.

"E morët pavarësinë, çdo universitet prodhon kartën e vet, pasi ka 8-9 universitete. Nëse janë gati të shkojnë, e bëjmë ne, bashkia. Por sa nisëm doli ligji i ri dhe tha jemi të pavarur. 

Ndërsa për kushtet në godinat e Qytetit Studenti dhe ato të konvikteve, Veliaj tha se shumë shpejt do i nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë.

?Në fund të 2019 do të shkëlqejnë. Po duhet të dialogojmë kush është më i rëndësishëm për ndërhyrje, bujqësori, inxhinieria, apo QS. Ka mbaruar projektimi i 8 godinave gjermane, kemi filluar në disa godina me donatorë, dua të ftoj donatorët për ndërhyrje edhe në godinat e QS, edhe pse kryeministri është zotuar për të na kaluar një fond emergjence". 

Duke iu përgjigjur akuzave të PD për ndryshimin e planit urbanistik me qëllim favorizimin e një biznesmeni Veliaj publikoi dokumenta që sipas tij faktojnë se kreu i opozitës dhe deputetja Jorida Tabaku kanë marrë leje për ndërtime shtese në shkelje flagrante me ligjin.

?Jo vetëm i ka dhënë leje vetes, por ka ndërtuar pa leje në katër cepa të ndërtesës në majë. Katër struktura pa leje. Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në Prokurori. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. 

Projektbuxheti i vitit 2019, i cili u miratua këtë të premte përfshin një sërë investimesh në shkolla dhe në çdo njësi bashkiake.

Share This Video


Download

  
Report form