Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pas rreth një muaji kurim në Turqi, Ina Nuka, efektivja e repartit të "Shqiponjave" që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të "Astirit" përpara Kuvendit në 22 nëntor ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit.
Ajo u prit në aeroport nga familjarë dhe të afërm, teksa për mediat u shpreh se nuk do tërhiqet nga policia pasi kjo ka qenë ëndrra e saj.
"Kjo është e pamundur. Unë jam shumë privuar nga shumë gjëra të tjera për të qenë në polici. Kjo s'më pengon aspak, madje më jep shumë forcë".
Dy ditë më parë, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, teksa publikoi një foto me efektiven e forcave ?Shqiponja? tha se operacionet kanë dalë me sukses.
?Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë?, shkruante Gazheli.
Punonjësja e Policisë u mjekua nga doktorët turq pas një operacioni me një teknikë shumë të ndryshme që nuk gjendet në literaturë, raportoi agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency (AA).
Polices, së cilës iu këput gishti i madh dhe gjithashtu lëndoi gishtat e tjerë, ekipi kirurgjik nën kryesimin e Specialistit të Klinikës për Rindërtim Plastik dhe Kirurgjisë Estetike, prof. dr. Ramazan Erkin Ünlü, iu zbatua një metodë e veçantë e trajtimit.
Nukës iu transplantua gishti i bërë nga pjesët e marrë nga këllku dhe krahu.
Prof. dr. Ramazan Erkin Ünlü, në deklaratën e tij për AA, në lidhje me operacionin tha se pacientja ka humbur gishtin e madh, si dhe majat e gishtave të tjerë si pasojë e lëndës shpërthyese që ka goditur dorën e saj.
Ai tregoi se në këto raste duke marrë gishtin e madh dhe të dytë të këmbës me anë të metodës së mikro-kirurgjisë krijojnë një gisht të ri.
?Është një metodë e cila me sukses po zbatohet edhe në klinikën tonë. I sugjeruam pacientes sonë teknika të ndryshme siç është kjo. Ajo tha se në asnjë mënyrë nuk dëshiron të humbas gishtin e madh të këmbës. Kishte një psikologji shumë të ndjeshme. Dëshiruam që të ndihmojmë pacienten?, u shpreh ai.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/efektivja-nuka-mberrin-ne-tirane-pas-kurimit-ne-turqi-nuk-terhiqem-nga-policia