Ora News - Rama pret në zyrë efektiven Ina Muka: Vendim për shpërblim financiar

Ora News Lajme 2018-12-23

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Pas kthimit në atdhe, efektivja Ina Muka zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama. Muka i tha kryeministrit Rama se brenda 6 muajsh do të fillojë ndjeshmëria e gishtërinjve.

Rama: Ne jemi shumë krenar për ty. Fola dhe me ministrin për një vendim qeverie për të dhënë një mbështetje financiare dhe morale që të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit dhe mundësinë që të rikuperohesh tërësisht dhe pastaj të integrohesh. Do të fillosh edhe punën me një detyrë më të lehtë si fillim.

Policja i shpjegoi kryeministrin edhe mënyrë se si janë implantuar gishtërinjtë.

Nga ana e tij, kreu i qeverisë, tha se është angazhuar direkt presidenti turk.

Rama: U kujdes Presidenti personalisht atje, Erdogan. Ata praktikisht ishin shumë të shqetësuar, pa ditur gjë thanë se nuk është problem. Pastaj, kur morën të gjitha të dhënat, ata u futën në panik dhe faktikisht ju ra optimizmi. Nga ana tjetër, patën edhe shtysën nga ne dhe nga Presidenti i vet dhe e morën atë risk me shumë sukses.

Ina Nuka mbeti e plagosur me fishekzjarr mesditën e 22 nëntorit gjatë një protesta para parlamentit nga banorët e Astirit në Tiranë, që kundërshtojnë projektin për shembjen e ndërtesave të tyre.
Për më shumë lexoni në:

Share This Video


Download

  
Report form