Tregu i shpendëve të gjalla në kryeqytet është kthyer në një traditë për festat e fundvitit. Për të tretin vit, Bashkia e Tiranës ka ngritur në Baldushk një treg tërësisht të ri, i konceptuar në mënyrë që tregtarët të kenë mundësi të reklamojnë dhe të tregtojnë gjelat e detit të zonës, që njihet për rritjen e tyre.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se tregu ka ndihmuar në rritjen e të ardhurave të familjeve të zonës së Baldushkut. ?Jam shumë entuziast sa herë që vjen kjo periudhë e vitit, jo vetëm për gëzimin që sjell, por edhe për faktin që sjell ekonomi për Tiranën. Prej 3 vitesh e kemi destinuar tregun e Baldushkut si një treg ku shiten gjelat e detit, gjelat më të mirë në Shqipëri, por mbi të gjitha, si një fabul e re se si ne ndihmojmë ekonominë lokale?, u shpreh ai.
Veliaj deklaroi se të ardhurat që sigurohem nga shitja e këtyre produkteve, shkojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së gjithë banorëve. ?Ftesa ime për të gjithë qytetarët është që tani që tregu funksionon prej tre vitesh rresht, tani që tregu është bërë një histori suksesi për faktin që tregu sot siguron të ardhura për shumë familje, të cilat mbajnë fëmijët e tyre, kur dikush blen një gjel deti nga Baldushku nuk është duke blerë vetëm vaktin e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri, është duke blerë dhe duke ndihmuar një familje me librat e shkollës, me shtëpinë, me rritjen e fëmijëve dhe e lë lekun brenda vendit?, nënvizoi Veliaj.