Të martën skadon afati për dorëzimin e kërkesave në Gjykatën Penale nga ana e të akuzuarve për dhunën në Kuvend, nëse dëshirojnë të përfirtojnë nga ligji për amnisti. Deri tani kërkesë për amnisti kanë dorëzuar pesë persona, në mesin e të cilëve edhe deputeti Kërsto Mukovski. Për përgjigje të akuzuarit më pas duhet të presin edhe pesë ditë tjera. Zoran Naçev nga Instituti për Demokraci, në intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se ligji për amnisti ishte hap i gabuar i qeverisë. Sipas tij, një vendim i tillë dëmton sundimin e ligjit, që është një nga kriteret kyçe të BE-së.