Ora News - Të bërit biznes: Forbes rendit Shqipërinë të fundit në rajon, Serbia më atraktivja

Ora News Lajme 2018-12-24

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews


Barra e taksave, problemet e pronësisë dhe korrupsioni janë faktorët që kanë ndikuar për keq në klimën e të bërit biznes në Shqipëri.

Raporti i fundit i publikuar nga prestigjozja Forbes ku analizohen shtetet më të mira për të bërë biznes tregon se Shqipëria renditet në vendin e 74.

Në raport theksohet se tërësia e taksave dhe kërkesat e licensimit, sistemi i dobët gjyqësor, korrupsioni, zbatimi i dobët i kontratave, çështjet e pronesise si dhe infrastuktura e vjetëruar krijojnë një mjedis të varfër të të bërit biznes në Shqipëri.

Të gjitha këto problematika kanë bërë që Shqipëria të mos shihet si një vend atraktiv për investimet në rajon në krahasim me shtetet e tjera.

Nëse bëjmë një krahasim me vendet rajonit Shqipëria përsëri renditet e fundit duke kaluar vetëm Bosnje Hercegovinen.

Serbia vlerësohet si vendi më atraktivja përsa i përket tërheqjes së investimeve dhe renditet në vend të 56 ,më pas Maqedonia në vend të 68 dhe Mali i Zi .

Shqipëria vlerësohet për ecurinë në tregtinë e lirë dhe mbrojtjen e investitorëve.

Vendin e parë për klimën më të mirë të të bërit Biznes e mban Britania e Madhe e ndjekur nga Suedia, Hong Kongu dhe Holanda.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/te-berit-biznes-forbes-rendit-shqiperine-te-fundit-ne-rajon-serbia-me-atraktivja

Share This Video


Download

  
Report form