Rrëfehet kompozitorja Eriona Rushiti: Ja përse vendosëm që kënga të jetë në shqip

Report TV 2018-12-25

Views 10

Kënga ?Ktheju tokës? e interpretuar nga Jonida Maliqi me tekst edhe muzikë të Eriona Rushitit u zgjodh fituese e Festivalit të Këngës. Për kompozitoren edhe tekstshkruesen Rushiti edhe përse kanë kaluar disa ditë, ende është e paperceptueshme për të trofeu që ka marrë. Në një rrëfim për ?ReportTV? Rushiti sjell gjithë zanafillën e këngës, para se të bëhej pjesë e edicionit e 57-të, por edhe punën që kanë nisur për të bërë për një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit tonë në Eurosong.



Janë orë që akoma nuk e percepton atë që ka ndodhur. Ka qenë një dëshirë jona, që si çdo krijues, siç do interpretues të vlerësoheshim me këtë këngë, por akoma më duket e paperceptueshme. Fillimisht i tregova Enis Mullait, (një nga bashkëpuntorët e mi të ngusht) vijën melodike, harmoninë edhe idenë e këngës, që i pëlqeu edhe e mbështeti. Menduam se do të ishim diçka madhështore, vet madhështia të çon drejt triumfit. Që në hapat e parë dukej se do të kishte bulëza e folkut tonë nga modi në të cilën unë përdora këngën. Kësaj ideje iu bashkëngjit edhe Enisi me një orkestracion të mrekullueshëm, janë përdorur edhe instrumente, si fyelli.

Eriona Rushiti, kompozitore
Folkun tonë e quan një thesar, që nuk është shfrytëzuar aq sa duhet, prandaj Rushiti disa elementë folklorik i ka gërshetuar me elemente modern në këtë këngë. E vlerëson si armën më të fortë që ne kemi, por, pas muzikës duhet të zgjidhte edhe vokalin

Më vonë vendosa që këtë krijimtari t?ja tregoj Jonidës. Jonida m?u duk vokali më i përshtatshëm. Ka një timbrik shumë të veçantë, ndjeshmëri artistike dhe emri që ka lënë në muzikë. Ishte në fillim pak skeptike, se është shkëputur nga skena prej shumë vitesh. Më takoi sa për respekt. U takuam, i vura kufjet në veshë. U dashurua me dëgjimin e parë. Edhe më tha: ?Ma rrëzove idenë që nuk dua të marrë pjesë në festival. U krye.

Eriona Rushiti, kompozitore

Share This Video


Download

  
Report form