Vendimi i qeverisë/ Rritet rroga minimale në rang vendi, bëhet 26 mijë lekë

Report TV 2018-12-26

Views 3

Qeveria ka vendosur sot me VKM që të rritet rroga minimale në rang vendi. Me këtë VKM, rroga minimale bëhet nga 24 mijë lekë që është aktualisht, 26 mijë lekë. Shqiptarja.com mëson se nga ky vendim pritet të përfitojnë mbi 250 mijë punonjës të cilët paguhen me rrogë minimale.Ky vendim pritet të japë efektet e para që nga data 1 janar, ndërkohë që paga minimale do të jepet për 174 orë pune në muaj. Qeveria rriti për herë të fundit rrogën minimale në maj të vitit 2017.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.

2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.

3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.

4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.

5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, ?Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi?, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare? dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.

Share This Video


Download

  
Report form