Ekzekutohet 17-vjeçarja, plagoset i dashuri i saj

RTV KLAN 2018-12-26

Views 2

Një 17-vjeçare u vra dhe i dashuri i saj u plagos rëndë në një atentat me armë mbrëmjen e së mërkurës, në zonën e Laprakës në kryeqytet. Viktima është Briselda Gjinkola, e cila u godit me një plumb në kokë, ndërsa po merr ndihmën e mjekëve në spital 23-vjeçari Erion Benga me një plagë në shpatull. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:17 minuta, pasi çifti i të rinjve kishin dalë nga një bar-kafe. Sapo kishin hipur në makinë dhe automjeti ka lëvizur për pak metra, ata janë qëlluar me armë.

"Dyshohet se autorët kanë qenë dy, por vetëm njëri ka hapur zjarr me pistoletë. Të dy kanë qenë të maskuar me kapuçë".

Autorët u larguan në këmbë ndërsa në vendin e ngjarjes policia gjeti 4 gëzhoja. Policia thotë se e ka identifikuar personin që qëlloi mbi çiftin e të rinjve dhe e ka shpallur në kërkim atë. Grupi i hetuesve është i rezervuar në dhënien e detajeve, por tregon se motiv i ngjarjes është një ?konflikt për arsye të dobëta?.

Tv Klan mësoi se pista kryesore është ajo e konflikteve të hapura të 23-vjeçarit. Raportohet se pak ditë më parë, ai është përplasur me disa persona, të cilët i kishin ngacmuar të dashurën që mbeti viktimë nga plumbat. Dyshohet se 23-vjeçari ka qenë edhe shënjestra e atentatit.

Për identifikimin e autorit janë pyetur dëshmitarët e rastit ndërsa janë sekuestruar menjëherë pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve të shumta që ndodhen në zonë. Policia ka ngritur menjëherë postblloqe në disa zona të kryeqytetit ndërsa ka ushtruar kontrolle edhe në disa banesa.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form