Nesër shpallet qeveria e re? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-12-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Socialistet mbledhin neser asamblenë, i njejti forum, ne te njejtin vend ku ne gushtin e nje viti me pare Edi Rama shpalli emrat e njerëzve me te cilet do te qeveriste ne mandatin e dyte, nje pjese e te cileve e dëgjuan vetem ne prani te mediave vendin qe kryeministri u kishte caktuar.Nuk eshte thjesht përkimi i vendit e forumit qe i ka dhene ze sot me shume se me pare idese se kryeministri Edi Rama pas 15 muajsh ka vendosur te ndryshoje qeverinë. Vete lideri I mazhorances e la te hapur ketë pas mbledhjes maratone te se hënës.Por a do ta hedhe kete hap Edi Rama neser apo do te prese fillimin e vitit? Ende është veshtire ta përcaktosh kete me saktesi. Por tashme eshte e sigurt se kryeministri ka vendosur te ndryshoje kabinetin e tij e jo nje apo dy emra, por pjesen thelbesore te qeverise.Mesohet se te mërkurën pasdite lideri i mazhorances ka zhvilluar nje takim me ministrat pikerisht per te diskutuar rreth se ardhmes se qeverise. Pak detaje kane dale nga takimi, por Edi Rama nuk e ka fshehur edhe me heret ne forume partie apo qëndrime publike se ne nje ekip stoli i rezervave eshte po aq i rendesishem sa lojtaret ne fushe.Dhe kryeministri njëherësh kryetari i Partisë Socialiste e ka treguar edhe me pare se partia eshte per te e rëndësishme e mendohet se nje pjese e ministrave qe do te lëvizin do te fokusohen tek puna me strukturat e partisë dhe qytetaret ne funksion te zgjedhjeve lokale; nje skeme qe vete Rama e perdori para zgjedhjeve parlamentare. Burime pranë Partisë Socialiste bejne me dije se mbledhja e kryesisë diten e shtune do te fokusohet pikërisht tek kjo, ndarja e zonave ku do te punojnë figurat politike te Partisë Socialiste per tu bere gati per zgjedhjet lokale.

Share This Video


Download

  
Report form