TIRANË - Përkrahu autorin 19-vjeçar që dy netë më parë ekzekutoi me pistoletë Griselda Gjikolën në Laprakë, arrestohet Roland Muzhaqi, ndërsa është lëshuar një urdhër arresti për Roland P. me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit është bërë me vendim të Prokurorisë në Tiranë.
I riu mbahet në ambjentet e drejtorisë së policisë tiranë ndërsa 6 orë pas ndalimit të tij ai ka refuzuar të flas me hetuesit. Ndërkohë në kërkim është autori i vrasjes së 17 vjecares Griselda Gjikolaj, Robert P. i cili vrau të renë plagosi dhe të dashurin e saj Erion Benga. Report Tv siguron foton e autorit të vrasjes.
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti ndërmjet Begës dhe Robertit i cili ka planifikuar më pas vrasjen duke pritur Gjikolën dhe Begën të dilnin nga lokali ku po pinin kafen. Shkaqet e motivit mbeten mister ndërsa Benga që la spitalin e traumës pas mjekimit nga plagosja në ngjarje nuk ka dhënë një version se përse ndodhi atentati. Për raportin me Griseldën sipas deklariemve të Bengës ai nuk kishte lidhje intime me 17 vjeçaren por e njihte si mikeshën e një shoku të tij.
Janë këto pamjet e automjetit ku ndodhi krimi që tronditi tiranës ndërsa aktualisht po ekzaminohen telefonat celular të viktimës dhe të plagosurit për të kuptuar nëse kanë patur apo jo komunikim me autorin e krimit.