Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Deputeti i PD, Aldo Bumçi thotë se e vetmja zgjidhje për vendin është rrëzimi i kryeministrit Edi Rama. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, deputeti demokrat shprehet se pas rrëzimit të Ramës opozita do shkojë në zgjedhje, ku edhe do fitojë, sipas tij.
Bumçi: Zgjidhja është rrëzimi i Edi Ramës. Absolutisht, PD do shkojë në zgjedhje dhe do t'i fitojë zgjedhjet, por këto zgjedhje duhet të jenë të çliruara nga ky njeri. Përsa kohë është Edi Rama nuk janë të çliruara. A hymë ne në zgjedhje pas çadrës? Ra gjysma e qeverisë dhe Edi Rama qëndroi kryeministër. Nuk ndryshoi asgjë. Ne u futëm në zgjedhje dhe PD mori kosto të madhe. Çfarë ndodhi? Nuk solli asnjë ndryshim. Ka vetëm një zgjidhje. Rrëzimi i Edi Ramës është e vetmja zgjidhje politike, më pas shkohet në zgjedhje, ne në opozitë shkojmë në zgjedhje për ti dhënë frymëmarrje këtij vendi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bumci-rrezimi-i-rames-eshte-zgjidhja-politike-me-pas-shkojme-ne-zgjedhje