Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur, midis të cilëve një i huaj.
Një prej viktimave është shtetasi me iniciale E.K., me precedentë të mëparshëm penal, i cili ka humbur jetën në çast, ndërsa dy personat e tjerë kanë ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave të tjera.
Shtetasi E.K thuhet se është me origjinë nga Kolumbia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri.
Gazetarja e Ora News në Elbasan informon se viktimat kanë qenë në një fuoristradë gjatë momentit të ngjarjes.
Paraprakisht flitet për një konflikt midis dy bandave kriminale në qytet.
Përplasja me armë është regjistruar në zonën e Metalurgjikut, rreth rreth orës 21:00.
Paraprakisht thuhet se tre personat janë qëlluar me breshëri automatiku brenda makinës së tyre.
Vrasja besohet se ka qenë e organizuar pasi autorët kanë ndjekur makinën e tyre.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/perplasje-me-arme-ne-qytetin-e-elbasanit