Gazetari i Report Tv, Artan Hoxha raporti mbrëmjen e djeshme se biznesmeni Aurel Guni u tentua që të rrëmbehej nga Bexhet Mosmuca, po fatmirësisht arriti që të shpëtonte duke u larguar (lexo këtu). Ndërkohë që për ngjarjen është arrestuar Mosmuca dhe një vajzë F.C. 28-vjeçe, e cila kërcënoi familjarët e biznesmenit që të tërhiqte denoncimin.
Personi që pretendohet se tentoi të rrëmbente biznesmenin është arrestuar, po jo me akuzën e pengmarrjes, por për vjedhje me dhunë, referuar makinës së Gunit që mori me të cilën u largua, pasi ky i fundit arriti të shpëtonte duke u larguar.
Akuza e dytë me të cilën u prangos është se iu gjet një dozë kokainë në banesë gjatë kontrollit, ndërsa nuk përmendet në asnjë resht të njoftimit akuza për pengmarrje. Ndërkohë që vajza është arrestuar me akuzën e kërcënimit të familjarëve të biznesmenit që të tërhiqte kallëzimin ndaj Bexhet Mosmucës.