Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #mateusfrroku
Mateus Frroku i ka dhënë fund lidhjes 9-vjeçare.
Këngëtari i famshëm në një intervistë ekskluzive për Ditë e Re në Ora News, ka zbuluar se është single.
?Jo nuk e vazhdoj më lidhjen,?-tha ai, kur u pyes nga moderatorja Dajana Shabani mbi romancën e tij afatgjatë.
Por këngëtari nuk ka dhënë detaje përse i dha fund historisë së dashurisë.
Ndërsa në fillim të këtij viti, rrëfeu për Dite e Re se ishte më i dashuruar se kurrë.
"Në datën 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve bëjmë 9 vite bashkë. Jemi rritur bashkë.
Vajza është nga Tirana, jemi njohur në Tiranë rastësisht në performancat e mira live në natën e Shën Valentinit edhe nuk e di pse...
Para disa ditësh po flisnim me mesazhe dhe më tha që erdhi 14 shkurti, bëjmë 9 vite ke menduar ndonjë gjë? Dhe i thashë do të presim vitin tjetër që të bëjmë 10 vjetorin,"-tha ai më 8 shkurt.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekskluzive-dite-e-re-mateus-frroku-i-jep-fund-romances-9-vjecare