Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Partia Socialiste ka vendosur të futet në zgjedhjet vendore në koalicion me partitë e Aleancës për Shqipërinë Evropiane.
Katër vite pas nënshkrimit të parë të bashkëqeverisjes, nga ASHE janë larguar një numër i konsiderueshëm i partive dhe Asambleja e PS ka parashikuar zhvillimin e një takimi të parë në muajin janar.
Pas kësaj sërisht një tjetër tryezë do të organizohet në muajin shkurt ku do të diskutohen pikat e marrëveshjes.
Pakti mes partive të ASHE pritet të jetë në muajin mars, kur dhe do të startojë zyrtarizimi i kandidatëve për zgjedhjet vendore që do të mbahen në 30 qershor.
Nga ana tjetër Asambleja e PS ka përcaktuar rregulla dhe afate konkrete për riorganizimin e strukturave. Për këtë asambleja ka vendosur përgatitjen e një sistemi dixhital të anëtarësise, por dhe të verifikimit të votuesve.
Çdo një anëtar i PS do të duhet të ketë në patronazh 20 votues.
Ndërsa për komunikimin mes tyre do të përgatitet një sistem komunikimi në ëhatsapp dhe sms.
Në një tjetër proces verifikimi do të jenë dhe emigrantët. në regjistër do të sakttësohet lista në nivel bashkie ku ata votojnë. një tjetër sfidë do të jetë dhe gjetja e mënyrë ssë transportit për ta në ditën e votimit.
Po ashtu për të kërkuar mbështetjen me votë parashikohet zhvillimi i takimeve me anëtarët e kësaj force politike në Greqi dhe në Itali.
Sa i përket kandidaturave parashikohet zhvillimi i takimeve paraprake me konkurentët e mundshëm në të gjithë degët për të arritur më pas në zyrtarizimin ditën e nisjes së fushatës zgjedhore.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ps-do-futet-ne-zgjedhje-vendore-ne-koalicion-me-partite-e-ashe