http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV 2019-ta është nje vit zgjedhor e zhvillimet politike do te rrotullohen drejt nje pike, datës 30 qershor kur shqiptaret do te zgjedhin drejtuesit e 61 bashkive. Lideri i mazhorances Edi Rama e nis ketë vit me nje ekip pothuaj te ri ministrash, duke synuar ashtu si ne zgjedhjet e nje viti me pare te siguroje fitoren i vetëm e pa koalicion. ?E rëndësishme që ne do fitojmë bashkitë që kemi dhe Bashkinë e Kukësit, pastaj të tjera çfarë do vijnë më shumë janë të mirëseardhura.? Zgjedhjet lokale do te përcaktojnë edhe aksionin e opozitës, e cila deri me tani ende nuk i ka nisur përgatitjet per betejën elektorale dhe kryefjala e saj mbeten protestat me kryetarin e demokrateve qe javet e fundit ka pasur vetëm nje foltore, ate tek protesta e banoreve te zonës se Astirit. ?Ky është misioni më i rëndësishëm që PD dhe opozita kanë sot, të jenë në krah të qytetarëve dhe prijnë protestës qytetare për ta sprapsur dhe mposhtur të keqen e për ti hapur rrugën Shqipërisë së shpresës, Shqipërisë së zhvillimit, Shqipërisë së besimit.? Basha ka folur per zgjedhje te parakohshme qe mund te mbahen ne nje date me ato lokale, edhe pse kjo duket e vështire persa kohe qe sipas kushtetutës i vetmi qe mund ti shkaktoje zgjedhjet e parakohshme është kryeministri. Ne çdo skenar te mundshëm skena politike pritet te jete e tensionuar ne muajt para zgjedhjeve; opozita nuk pritet te kthehet ne parlament ne sesionin e ri, reforma zgjedhore dështoi bashke me te edhe aplikimi i teknologjisë ne zgjedhje, bojkoti i opozitës ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve vazhdon. Ne qershor, përveç betejës per bashkitë, Shqipëria pret vendimin e Brukselit per hapjen ose jo te negociatave per anëtarësim, nje vendim tek i cili pritet te ndikojnë edhe zgjedhjet qe mbahen ne maj per Parlamentin Europian.