Ora News - U rrit korrupsioni, vettingu në drejtësi nxori nga sistemi edhe drejtuesit

Ora News Lajme 2019-01-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Reforma në drejtësi ka ecur me ritme të ngadalta, me vonesa të panevojshme dhe me vështirësi të mëdha politike.

Ky është përfundimni që ka arritur Instituti për Studime Politike në gjetjet e raportit të tij, ku theksohet se institucionet më të rëndësishme që janë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, janë krijuar pas dy vitesh e gjysmë.

Përsa i përket procesit të vettingut, vendimet e dhëna nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të cilat janë shkarkuar 35 subjekte, janë mirëpritur në publik dhe janë shënuar si zhvillime revolucionare.

Por megjithatë institucionet e vettingut sipas studimit kanë nxjerrë në pah devijimet e dukshme nga afatet si dhe standarde të dyfishta në gjykimin e të njëjtave problematika.

Viti 2018 u mbyll me krijimin e disa institucioneve të rëndësishme të drejtësisë, Këshillin e Lartë të Emërimeve në Drejtësi, institucion kyç për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Gjithashtu i ngrit Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe pritet që në muajt e ardhshëm të ngrihet dhe struktura Antikorrupsion.

Megjithatë vendi sot gjendet me një Gjykatë Kushtetuese jo funksionale dhe Gjykata e Lartë është në limitet e legjitimitetit të vendimmarrjes.

Procesi i vettingut mund të krijojë boshllëk në shkallët e tjera si Gjykata e Apelit dhe kjo gjendje duhet të ishte parashikuar nga ligjvënësit.

Reformës në drejtësi nuk i bën mirë retorika politike e disa eksponentëve duke treguar keqpërdorimin e kësaj reforme në funksion të politikës së ditës, duke nxitur interpretimin politik të çdo akti të reformës në drejtësi dhe duke minuar besimin e publikut tek kjo reformë.

Një tjetër problematikë sipas Institutit për Studime Politike është koha e gjatë e tranzicionit nga vettingu dhe për ngritjen e institucioneve të reja.

Kjo sepse grupe të ndryshme brenda sistemit të drejtësisë po e përdorin duke shtuar korrupsionin dhe duke mos dhënë drejtësi.

Dorëheqja e tyre përpara se të japin llogari para institucioneve të vettingut do ti shpëtonte nga dhënia e llogarisë për korrupsionin.

Deri tani rreth 16 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen si pasojë e vettingut dhe 77 të tjerë kanë dalë përpara trupës së rivlerësimit.

Në shkallën e dytë janë dhënë 12 vendime, ku vetëm një kundërshton atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që është rasti i kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/u-rrit-korrupsioni-vettingu-ne-drejtesi-nxori-nga-sistemi-edhe-drejtuesit

Share This Video


Download

  
Report form