Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 28-vjeçares Anxhelina në Greqi nga babai i saj, në familjen e nënës që jeton në Berat është mësuar vetëm nëpërmjet mediave.
Menjëherë pas lajmit të kobshëm, nëna e vajzës Xhezmije Hoxhallari ka hapur dyert e mortit në banesën e saj të rrënuar në lagjen "Donika Kastrioti" ku ajo jeton me bashkëshortin dhe vajzën e tij 18-vjeçe, Klean, të cilën e ka gjetur 1-vjeçe dhe e ka rritur vetë, duke mos e ndarë asnjëherë nga vajza e saj, Anxhelina.
Xhezmije Hoxhallari: "Nuk dimë asgjë, se u dashurua, se çfarë.Ata prunë njerëz, erdhën këtu. Por unë nuk dua ta qajnë atje, dua këtu në shtëpinë time ta qaj. Tërë jetën nuk ma lanë ta takoj. Të vetë tani ta qaj tek kriminelët jo. Të jetë 28 vjeçe dhe të vritet kështu një femër nuk e shpjegoj dot.
Xhezmija tregon mes lotëve se ka 12-vjet që nuk e shikon vajzën me sy, pasi në moshën 16-vjeçare vajza u largua në Greqi për të jetuar me të atin, Aleko Petron.
Largimi i saj në Greqi sipas nënës Xhezmije, ishte bërë për një jetë më të mirë për vajzën, me pëlqimin e të dy prindërve.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nena-e-vajzes-se-vrare-ne-greqi-hap-dyert-e-mortit-kam-12-vjet-pa-e-pare