Ora News - Fran Frrokaj: Është e vështirë të gjesh argumente për të më dënuar mua

Ora News Lajme 2019-01-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj ka folur për herë të parë për akuzat e ngritura ndaj tij në lidhje me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Gjatë një komunikimi me gazetarët Frrokaj i ka quajtur banale akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa është i bindur në pafajësi për këtë çështje.

Fran Frrokaj: "Jam i gatshëm ta vazhdoj këtë aksion për vetë faktin se të gjitha akuzat e bëra ndaj meje i kam konsideruar jo politike por banale fare. Unë besoj tek drejtësia, në lidhje me çështjen time.

Pastaj për drejtësisë e përgjithshme, të gjithë këtu jetojmë dhe po e shikojmë sesi trajtohet. Por besoj se në punën time si kryetar bashkie dhe si kryetar komune, si shef dikur, apo pozicione të tjera është mjaft e vështirë të gjesh argumente për të dënuar Fran Frrokajn."

Proçesi gjyqësor nuk e pengon për të rikandiduar për një mandat të dytë, ndaj Frrokaj nuk e fsheh këtë ambicie për të qenë sërish në krye të Bashkisë Lezhë.

Fran Frrokaj: "Unë dhe të gjithë ne e dimë se përse është bërë kjo ndërhyrje, por nuk do ti jap kënaqësinë që të mos jem kandidat. Nuk është se vetëofrohem, unë jam tashmë në këtë pozicion dhe besoj që me sqarimin e rrethanave, do kandidoj për pozicionin dhe ju siguroj që do fitoj."

Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj u arrestua në muajin mars të vitit 2018-të me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë. Hetimet për çështjen në fjalë kanë përfunduar dhe dosja ka shkuar për gjykim në gjykatën e Lezhës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/fran-frrokaj-eshte-e-veshtire-te-gjesh-argumente-te-me-denuar-mua

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS