Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij viti me termometrin që ka shënuar minus 14 gradë nën zero në Dibër e Kukës. Ngricat janë problemi kryesor në rrugë, por ARRSH thotë se të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme. Dita e martë ndërkohë parashikohet të shënojë një tjetër rënie të temperaturave në rang vendi, deri në minus 13 gradë!
Me minus 14 gradë të regjistruar nga zonat malore të Dibrës e Kukësit, mbrëmja e së shtunës dhe orët e para të së dielës shënuan temperaturën më të ulët të këtij fillim viti.
Dita e diel solli një rritje të lehtë, por në Dibër e Korçë temperaturat minimale mbeten ? 9.5 dhe -7.3 gradë.
Në këto kushte ngricat vijonë të shkaktojnë problematika.
115 familje në Tërnovë të Madhe e Tërnovë të Vogël në Dibër mbeten të bllokuara nga bora.
Ndërsa raportohen edhe probleme me furnizimin me ujë për shkak të ngrirjes së tubacioneve.
Në qarkun e Korcës, rruga e Dardhës mbetet kalueshme pjesërisht me zinxhirë për shkak të prezencës së Akullit, sikurse edhe në rrugën e Leskovikut.
Të bllokuara janë zona e Lenkasit, Dardhas e Velçani
Por të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, sipas autoritetit Rrugor Shqiptar.
Sipas raportit më të fundit, autoriteti në fjalë rekomandon që të përdoren zinxhirët në akset Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Stërblevë-Lunik; e pjesërisht Boboshticë-Dardhë
Ndërkohë që kërkohet që të gjithë drejtuesit të bëjnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit, si dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë Rrugore.
Sipas Meteoalb: dita e hënë nuk pritet të sjellë ndryshime të ndjeshme të temperaturave minimale dhe maksimale në territor por afër mesnatës dhe në vijim dita e martë sjellin një tjetër rënie me 2-3°C duke bërë që minimum në rang territori të ulet sërish rreth vlerës -13°C.
E mërkura dhe e enjtja sjellin një rritje me 3-4°C por kjo rritje do të reduktohet sërish gjatë fundjavës së ardhshme.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ditet-e-ftohta-nuk-do-te-ikin-ende-parashikimi-javen-ne-vijim