Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Sabi është vajza që nëna e la të vogël, ndërsa babai në pamundësi për tu kujdesur e dërgoi në shtëpinë e fëmijës, për një jetë më të mirë. Për Vitin e ri ajo do të jetë pranë të atit, ndaj edhe kjo e gëzon.
Sabi i gdhin ditët e saj duke u kujdesur për veten.
Në strehezen ku ajo banon prej vitesh ndjen shumë dashuri nga miqtë e saj.
Erdhi ne shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli" për një jetë më të mirë, duke qenë se i ati i saj nuk mundet të përballojë i vetëm rritjen e fëmijeve të tij.
Sabi: Arsyeja pse ka ardhur më shumë është arsyeja e mamit, doja që të kisha gjallë dhe të bashkoheshim me familjen. Kam probleme familjare. Nuk na përballon dot babi vetëm.
Ne familje ka shume probleme, i dhemb shpirti kur kujton se atje ku ajo lindi mungon zëri i nënës.
Sabi: Jam shumë e lumtur, por e ndjej mungesën e familjes.
E larguar nga jeta pak vite më parë ajo la një boshllek të madh në zemrën e Sabit.
Mundohet të kujtojë momentet më të bukura me të edhe pse nuk janë të shumta, e teksa rritet i mungojnë këshillat dhe përqafimet e nënës.
Festat e fundvitit e gezojnë shume sepse do të shkojë për disa ditë në familjen e saj, por jeta do të vijojë sërish njësoj, me brengën për mungesën e familjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ne-mungese-te-nenes-vajza-jeton-ne-shtepine-e-femijes