Rikonstruktohet shkolla ‘Ismail Qemali’, Veliaj: Së shpejti kryeqyteti me 17 shkolla të reja

Report TV 2019-01-07

Views 2

Këtë fillim viti një prej shkollave ikonë të Tiranës, gjimnazi ?Ismail Qemali?, ka hapur dyert me standarde moderne. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të klasave, palestrës dhe terreneve sportive të jashtme, ndërsa ka instaluar edhe sistemin e ngrohjes qendrore.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Vasilika Hysi,ishte për të inspektuar punimet në shkollën ?Ismail Qemali? në kryeqytet ku u shpreh se pas rikonstruksionit nxënësit e gjejnë shkollën e tyre më të bukur dhe me kushte shumë herë më të mira.

Jam shumë i lumtur që ia mbërritëm kësaj dite, që shkolla ?Ismail Qemali? të hidhej në tokë e të ringrihej nga e para, tamam si një feniks për këtë vit të ri. Të gjithë nxënësit të cilët me shumë mirëkuptim kanë ?bujtur? në shkollat e tjera, sot kanë një ambient fantastik të rinovuar, duke filluar nga fushat. Është ndër të vetmet shkolla që ka edhe fushë tenisi, edhe volejbolli, edhe futbolli e basketbolli, ka një palestër, ka një sallë force, ka gjithë ndriçimin LED, ka një ngrohje me pellet.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës
Ndërkohë, Bashkia e Tiranës duke patur në fokus përmirësimin e infrastrukturës, në ambientet në shkolla ka realizuar ndryshime në në disa nga gjimnazet e kryeqytetit, ndërkohë që shumë shpejt do t?i shtohen edhe 17 shkolla të reja.

Një nga arsyet pse kemi një mbipopullim në këtë shkollë është kryesisht prej cilësisë, megjithatë hapja e shkollave të reja dhe fillimi i 17 themeleve për 17 shkolla të reja do të ulë edhe këtë presion. Jam i lumtur që edhe ?Ismail Qermali?, brenda këtij viti, do të shkojë në parametrat normalë të raportit të nxënësve me mësuesit; pra, klasa të përballueshme dhe jo të mbingarkuara. Hapja e shkollave të reja do të kërkojë bashkëpunim me prindërit, që fëmijët të regjistrohen ku e kanë shkollën e tyre më të afërt.

Erion Veliaj, Kreu i Bashkisë së Tiranës

Share This Video


Download

  
Report form