Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Banorët e Astirit kanë zhvilluar protestën në ditën e 65 kundër shembjes së banesave dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re. Edhe ditën e hënë ata kërkuan anulimin e projektit që sipas tryre është korruptiv, ndërsa u shprehën se shtëpitë e tyre janë vlerësuar sa oxhaqet e shtëpisë së Kryeministrit në Surrel.
"E ka vlerësuar pronën sa 5 oxhaqet e Edi Ramës në Surrel", tha një banor.
Njëri nga banorët protestues i kërkon kreut të aluiznit Artan Lame të dalë në një konference dhe të tërheqë vendimin e legalizimeve.
"Artan Lame po të bëj thirrje, të tërheqësh atë vendim që ke marrë për skualifikimin e legalizimeve në Unazën e Re. O zotëri ti ke një muaj që ke sjellë skualifikim në unazë të re, pse nuk e solle para 3 muajsh kur ka qenë ky projekt për tu bërë", tha një banor i unazës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/banoret-e-astirit-artan-lame-te-terheqe-vendimin-skualifikimin-e-legalizimeve