Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Bojkot, protestë dhe mësim në auditore ishin tablotë që ofruan këtë të martë Universitetet e rretheve. Studentët e Shkodrës nga ana tjetër kërkuan shtyrjen e sezonit të riprovimeve dy javë pas mbylljes së protestës që siç thonë do të vijojë pa afat. Ndërsa studentët e Elbasanit morën garanci se mungesat nuk do ti penalizojnë.
Auditorët e Universitetit të Shkodrës ishin bosh këtë martë. Studentët vijuan bojkotin, ndërsa dolën me një kërkesë të re për Rektoratin.
"Kërkojmë anullimin e sezonit të riprovimeve tashmë të shpallur, për një periudhë tjetër e cila të mos jetë më pak se 2 javë nga data e Përfundimit të protestës Studentore. Në të kundërt ne do rishikojmë listën e kërkesave tona duke i shtuar ato në raport me dinamikën e zhvillimit të protestës,"-shkruhet kërkesë.
Pasi mori zyrtarisht kërkesën, rektori Adem Bekteshi, u shpreh se në parim e miraton propozimin e të rinjve dhe do ta kalojë për votim në senat.
Adem Bekteshi: Unë si Rektor bie plotësisht dakord me ju, datat do ti shtyjmë. Vetëm se ju me i sjell në momentin më të parë që e shihni të arsyeshme datat e reja të riprovimeve.
Edhe studentët e Elbasanit vijojnë bojkotin e mësimit deri në plotësimin e 9 kërkesave të parashtruara për qeverinë.
Një përfaqësi e tyre u prit nga rektori, Skënder Topi, nga i cili morën garancinë se nuk do të penalizohen për mungesat gjatë ditëve të protestës.
Por burime pranë Universitetit bënë të ditur se nga Ministria e Arsimit ka mbërritur një shkresë që kërkon një raportim për situatën çdo ditë nësë bëhet apo jo mësim.
Ndërsa në Universitetin e Korçës këtë të martë i gjeje të gjitha tablotë.
Një pjesë ishte në mësim, të tjerë në protestë para Universitetit, ndërsa një pjesë kishin bojkotuar auditoret.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/studentet-e-shkodres-kerkese-rektoratit-te-shtyhen-datat-e-riprovimeve