Partia Demokratike ka akuzuar policinë se përmes një urdhri politik të kryeministrit Edi Rama ka ushtruar presion ndaj studentëve të ngujuar në fakultete. Opozita thotë se ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e uniformave blu në universitete dhe njëherazi siguron ndëshkimin për cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Albana Vokshi, deputete E PD-së : Në një akt të denjë për diktaturat ushtarake, policia është futur me urdhrin politik të Edi Ramës në mjedise universitare me qëllim për të ndaluar protestën e studentëve. Partia Demokratike dënon me ashpërsi këtë akt të paprecedentë në Shqipëri dhe paralajmëron të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit. Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësisht hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron ?ndëshkimin për ?cënimin e paprekshmërisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Tv Klan