Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #jufletmoska
Presidenti Meta kundërshtoi sot propozimin e kryeministrit Edi Rama për emërimin e Gent Cakaj në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Presidenti e bëri këtë me një arsyetim të gjatë ku të bën përshtypje, se presidenti ka shumë lakmi për të marrë kompetenca ekzekutive, çfarë është edhe shqyrtimi i politikës së jashtme në thelb.
Shqipëria nuk është si Kosova, ku në kushtetutë ka një nen që thotë se Presidenti i Republikës udhëheq politikën e jashtme. Kjo i jep të drejtë presidentit të Kosovës të futet në thelb dhe në përmbajtje të ministrave të Jashtëm. Ndërsa në Shqipëri nuk kemi një nen të tillë në Kushtetutë, çka do të thotë se Presidenti duhet të mjaftohet vetëm me këqyrjen nga ana formale.
Ajo që më bën përshtypje është se Presidenti Meta, nuk besoj të mos e dijë që ai me mos emërimin e Gent Cakajt, shtetasit shqiptar me prejardhje nga Kosova nuk është duke sfiduar thjesht kryeministrin Rama, por është duke sfiduar SHBA.
Rama nuk do të guxonte të emëronte dy ministra nga Kosova nëse nuk do kishte një pëshpërimë në vesh nga Uashingtoni.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-meta-me-gent-cakajn-nuk-sfidon-ramen-por-ameriken