Report Tv-Debati për Gent Cakajn/ Selimi dhe Spahiu krah Metës

Report TV 2019-01-10

Views 0

Analisti Nexhmedin Spahiu dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi mbështesin vendimin e presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn si ministër i Jashtëm. Në një prononcim për Report Tv, Selimi dhe Spahiu thanë se deklaratat e Cakajt për ndryshimin e kufijve janë të mjaftueshme për të mos e dekretuar si ministër. Deputeti i Vetëvendosjes tha se në Shqipëri mund të kishte të tjerë personalitete më dinjitoze nga Kosova.

Do të ishte mirë që në qeverinë shqiptare të kishte përfaqësuesë dinjitozë nga Kosova. Në rastin konkret s?është kundërshtim për të patur ministrja nga Kosova, përkundrazi ne duam që Shqipëria të jetë qeveria e shqiptare. Por ne mendojmë se në Kosovë ka patur personalitete të tjera më dinjitoze. Dy emrat, për të cilët është bërë një debat edhe në Kosovë, përbëjnë një çështje të caktuar që kanë sjellë më pas këtë situatë.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes
Më tej, Selimi tha se Shqipëria ka përgjegjësi për të gjithë kombin në arenën ndërkombëtare dhe duhet të bëjë kujdes me emrat që përzgjedh.

Nuk dua të diskutoj për aftësinë apo për aftësinë. Dua të komentoj qëndrimet për çështjet që ka mbajtur publikisht. Nuk ngeli Kosova për 1 ose 2 emra. Të mos harrojmë qëndrimet e ministrisë së Jashtme të Kosovës që rrallë herë janë të qarta, prandaj Shqipëria të bëjë kujdes sepse përfaqëson gjithë shqiptarët në arenën ndërkombëtare. Po flasim për një kryeministër që s?heziton të flasë për Kosovën, prandaj të mos i vijë keq që ne po flasim për zhvillimet atje.

Rexhep Selimi, deputet i Vetëvendosjes
Ndërkohë që gazetari dhe analisti Nexhmedini Spahiu është treguar më i ?ashpër?. Ai tha se Kosova nuk pret një ?thikë pas shpine? me emërimin e Gent Cakajt.

Share This Video


Download

  
Report form