Tensione gjatë natës te Juridiku, policia private liron hyrjet që ishin bllokuar me banga e karrige

Report TV 2019-01-11

Views 1

Është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë gjatë orëve të natës. Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve që bllokonin korridoret për të hyrë studentët e tjerë nëpër auditore.

Kjo ka sjellë tensionimin e situatës. Studentët të cilët kundërshtuan veprimin e efektivëve të policisë private, vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore. Ata u shprehën se kanë zgjedhur bojkotin dhe ngujimin në fakultete si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre.

Pasi kanë larguar bangat nga korridoret, policia private është larguar dhe studentët kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër auditore, duke kaluar natën aty.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS