Report Tv-Pas KLGj, KLP dhe garës për SPAK drejt konsituimit edhe KED

Report TV 2019-01-11

Views 2

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të konstituohet më 15 janar, fill pas ngritjes së KLGJ-së dhe KLP-së. Ky këshill pritet të zhbllokojë ngërcin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe të përzgjedhë kandidatët që plotësojnë kushtet për t?u bërë anëtarë të kësaj gjykate. KED pritet të drejtohet nga anëtari i Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, që është përzgjedhur nga parlamenti.Gjykata Kushtetuese ka mbetur me një anëtar dhe ajo është gjyqtarja Vitore Tusha, mandati 9-vjecar i së cilës ka mbaruar.

Në mbledhjen e parë të KED-së pritet të marrin pjesë 7 nga 9 anëtarë që ajo duhet të ketë. Pas përzgjedhjes së tetë anëtarëve nga parlamenti, Bashkim Dedja u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke e çuar numrin në 7 anëtarë. Pjesë e KED që nis punën në 2019 janë kryeprokurorja Arta Marku, Ardian Dvorani, Medi Bici nga Gjykata e lartë, Fatjona Memçaj nga Gjykata e Apelit të Tiranës, gjyqtari Fatmir Islamaj, Gurali Brahimllari, Eriol Roshi dhe Klodiana Veizi.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës në mbledhjen e ditës së martë është ajo për institucionin e inspektorit të lartë të drejtësisë, njohur si ILD. KED pritet të shqyrtojë kandidaturat për këtë post, si dhe kriteret e përzgjedhjes së inspektorit që do të kontrollojë më pas institucionet e drejtësisë.

Share This Video


Download

  
Report form