TIRANË- Një grup i vogël studentësh kanë vijuar ngujimin tek Fakulteti Ekonomik. Ky grup kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë kaluar natën në ambientet e këtij fakulteti. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, dhe thonë se do të vijojnë bojkotin e mësimit. Studentët kanë vendosur që të organizojnë një mbledhje në orën 18:00 për të vendosur se cili do të jetë hapi i radhës. Ata i kanë nisur një letër qytetarëve dhe shoqërisë shqiptare, ku kërkojnë që të mos pengohen në protestën e tyre. Ndër të tjera në letër thuhet se: "Jemi bërë një popull pa shtyllë kurrizore, mos përbaltni dëshirat tona të mira?.