Report Tv-Tenderi për lotin e parë të Unazës së Re, 6 kompani dorëzojnë ofertat

Report TV 2019-01-14

Views 2

TIRANË-Gjashtë kompani kanë dorëzuar ofertat për lotin e parë të tenderit të Unazës së Re pas anulimit të kontratës me kompaninë ?DH Albania? në fund të vitit të kaluar. Kompanitë që kanë dorëzuar ofertat për lotin e parë të Unazës së Re me fond 18 milionë euro janë;
Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion
GD Granit AD Skopje
Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.
Geci sh.p.k.
ANK sh.p.k.
Baftjar Murati
ARRSH përmes një njoftimi për mediat thekson se pas dorëzimit të ofertave do të bëhet vlerësimi, ndërsa i kërkon opozitës që të mos intimidojnë komisionin. ?Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike. Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm?.

Ndërkohë që zyrtarja e Partisë Demokratike, Lealba Pelinku përmes një deklarate për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka paracaktuar fituesin e tenderit. Sipas PD-së, kompania ?Gjoka Konstruksion? është paracaktuar të shpallet fituese. ?Edi Rama është peng i pazareve me oligarkët e ndërtimit, prandaj nuk tërhiqet nga projekti kriminal i Unazës së Re. Sot, po ndodh teatri i rradhës me projektin korruptiv 40 milionë euro. Është hapur gjoja tenderi për segmentin e Shqiponjës, ku Edi Rama u kap me presh në duar duke vjedhur me kompani fantazmë, por e vërteta është se sërish fituesi është i paracaktuar.

Share This Video


Download

  
Report form