Atentat me armë zjarri në Vlorë, plagoset anëtari i bandës së Llanajve

Report TV 2019-01-14

Views 1

VLORE- Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë, në lagjen Pavarësia në rrugën e Çipajve. Nga të dhënat paraprake mësohet se është qëlluar me armë drejt një automjeti Audi A3 me targa AA 653 VC. Nga të shtënat është plagosur Mikel Mehmeti, 41 vjeç. Mehmeti ka marrë 3 plumba, në gjoks, mushkëri dhe bark. Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në sallën e operimit. Mësohet se vetëm në derën e pare të makinës janë mbi 5 plumba, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja plumbash. I plagosuri dyshohet se janë qëlluar nga dy persona që ndodheshin në një makinë që është gjetur e djegur 1 kilometër larg vendit të ngjarjes. Makina Audi A3 ishte në ecje në momentin e goditjes. Mehmeti është nga Selenica, dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave. Llanajt njihen për masakrën e Colës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj. Një nga autorët e masakrës është Aleksandër Llanaj, që po vuan dënimin në burg. Policia ka rrethuar zonën ku ndodhi atentati. Rruga ku ndodhi ngjarja njihet si një rrugë ku kanë ndodhur të tjera ngjarje kriminale, ku e fundit ishte vrasja e biznesmenit Vasil Dervishaj më 7 qershor 2018.

Share This Video


Download

  
Report form