Lleshaj takon homologun maqedonas: 'One stop shop' në doganë për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave

Report TV 2019-01-15

Views 0

Me ftesë të ministrit Sandër Lleshaj, në Pogradec u mbajt një takim i përbashkët mes dy ministrave të Brendshëm, të Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe delegacioneve që i shoqëronin, me qëllim thellimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkufitar dhe policor.

Ministri Lleshaj përgëzoi homologun e tij, Oliver Spasovksi për rezultatet në parlamentin e Maqedonisë përsa i përket aprovimit të Marrëveshjes PRESPA, e cila shtron udhën e integrimit të Maqedonisë drejt NATO-s dhe Bashkimit Europian.

Gjatë takimit, diskutimet u përqendruan në qëllimin e përbashkët për ngritjen e modelit ?one stop-shop? në kufirin e përbashkët, një model të cilin Shqipëria e ka aplikuar tashmë me Malin e Zi dhe Kosovën, ndërsa Maqedonia e ka në fuqi me Serbinë. Të dy ministrat nënvizuan rëndësinë e modelit ?one- stop-shop? në kufi, për shkak se ky lehtëson së tepërmi lëvizjen e shtetasve dhe mallrave mes dy vendeve.

Palët u zotuan të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të vendosur këto pika të përbashkëta kufitare në datë 1 prill 2019. Ministri maqedonas informoi palën shqiptare se autoritetet maqedonase po marrin të gjitha masat e nevojshme për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën e pikës së përbashkët ndërkufitare të Trebishtit.

Ministri Lleshaj shfrytëzoi mundësinë për t?i prezantuar homologut maqedonas idenë e sigurimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve, udhëtarëve dhe mallrave në kufijtë e vendeve, si dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit në kufijtë me vendet e tjera.

Ministri Lleshaj u shpreh se kjo ide do të ndahet edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, të cilët janë të mirëpritur t?i bashkohen dhe përfitojnë nga nisma. Spasovski theksoi rëndësinë e bashkëpunimit shumë të mirë dy-palësh në fushën e Policisë, në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve globale të sigurisë, duke nënvizuar më tej rritjen e bashkëpunimit ë të mëtejshëm midis dy vendeve.

Share This Video


Download

  
Report form