Basha flet për protestat: Qeveria ka rënë, goditja përfundimtare do të vijë nga qytetarët

Report TV 2019-01-17

Views 0

TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi mesditën e sotme një takim me ministrit e Jashtëm të Holandës, Stef Blok, i cili theksoi se vendi i tij kërkon që të shohë rezultate konkrete para vendimit për negociatat. Basha e cilësoi si të drejtë qëndrimin e Holandës për Shqipërinë, pasi sipas tij, qeveria ka rënë dhe Edi Rama duhet të largohet. Basha deklaroi se shumë shpejt do të nisë sezoni i protestave.

?Shqipëria po zhytet në një krizë të thellë politike. Situata e përgjithshme përshkruhet me dy fjalë; kryeministri ka kapur të gjitha pushtetet. Këto të vërteta nuk duhet të fshihen, pasi dyert e Europës do të vijojnë të mbyllura, negociatat do të vijojnë të hapen për vende të tjera dhe jo për Shqipërinë. Unë dhe PD jemi të vendosur ta ndalim krizën politike, ekonomike dhe të besimit. Këtë mund ta bëjmë vetëm përmes kthimit të vlerat europiane; zgjedhje të lira, kontrolli i qeverisjes nga qytetarët. Modeli europian dhe demokrat nuk ekziston. Rruga e vetme për t?u përballur është bashkimi i të gjithë qytetarëve për t?i dhënë fund kësaj fasade.

Mori një goditje nga studentët, duhet ti japim goditjen përfundimtare. Opozita do të udhëheqë protestat deri në largimin e qeverisë. Ditën e shtunë do të marrim vendimin për nisjen e protestave. Kjo qeveri ka rënë. Sezoni i protestave që do të nisë do të jetë një mundësi për të folur hapur, për të ndarë me ata vizionin për të nesërmen, për dekriminalizimin e zgjedhjeve. Qëndrimi i Holandës vijon që të jetë i drejtë, por strikt, Shqipëria duhet të plotësojë kriteret?deklaroi ai. Kryedemokrati Lulzim Basha pas mbledhjes me aleatët mbrëmë deklaroi se se opozita do kryesojë protestat në të gjithë vendin deri në largimin e Edi Ramës. Data për nisjen e protestave, sipas Bashës, do vendoset në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

Share This Video


Download

  
Report form