Gjykata e la në burg, Balili i buzëqeshur para Krimeve të Rënda: Jam i pafajshëm

Report TV 2019-01-17

Views 0

TIRANE-Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë verifikimin e masës së sigurisë për Klement Balilin ditën e sotme duke e lënë në burg pa afat. Report Tv solli pamjet e momentit teksa Balili u shfaq i buzëqeshur dhe i qetë para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

I cilësuar si ?Escobari i Ballkanit?, fjalët e vetme që ka thënë Balili para gjyqtares Miliana Muça kanë qenë ?Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm?. Edhe avokati i tij, Theodhori Sollaku kundërshtoi vendimin duke mohuar akuzat ndaj Klement Balilit duke lënë të kuptohet se do të apelojnë vendimin.

?Nuk ka asnjë provë, direkte, indirekte apo indicie që Klement Balili është përfshirë në trafikimin e 670 kg lëndë narkotike e kapur në ishullin Zakintos? tha Sollaku. Seanca zgjati për rreth 50 minuta dhe u zhvillua pa praninë e medias për shkak të sekretit hetimor, sipas prokurorit Eneid Nakuci, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës përveç interesit të madh të medias, ishin edhe familjarë të Balilit. Pas vendimit të gjykatës, Balili u transferua në një qeli paraburgimi, ku do të qëndrojë i vetëm për arsye sigurie.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS