Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Operacioni "Vol-Vo 4" përmes të cilit u arrestuan anëtarët e grupit "Avdylaj" nuk ndalet. Forcat e Rendit kanë arrestuar mbrëmjen e sotme 48-vjeçarin Hekuran Hoxha, banues në Xhafzotaj të Shijakut.
Ndalimi u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka lëshuar, në datë 17 janar 2019 urdhër ndalimi për të.
Ai dyshohet për kryerjen e veprave penale ?Prodhim dhe shitje e narkotikëve?, ?Trafikim i narkotikëve?, ?Prodhim dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal", ?Grup i strukturuar kriminal?, ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal?, ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.
Hekuran Hoxha i njohur ndryshe dhe si "Roni" i Shijakut është arrestuar dhe në vitin 2010 nga policia nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacioni "Vol-Vo 4" nis pas zbulimit të laboratorit të heorinës në Has.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vol-vo-4-arrestohet-48-vjecari-ne-shijak-6-akuza-ndaj-tij