Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Plot 1.4 milionë karta identiteti dhe pasaporta biometrike skandojnë deri në qershor të këtij viti, kohë që përkon dhe me zgjedhjet vendore.
Në njësitë bashkiake të kryeqytetit vijojnë radhët dhe qytetarët ankohen se duhet të qëndrojnë me orë të gjata për të aplikuar për rinovimin e kartave të identitetit.
Ata i thanë Ora News se edhe pse zënë radhën që në orën 06:00 të mëngjesit nuk arrijnë të përfundojnë procesin e aplikimit për mungesë të sporteleve.
Disa të tjerë thonë se mungojnë kuponat dhe nuk janë të informuar plotësisht për procedurat në lidhje me dorëzimin e kartës së identitetit të vjetër.
Gjëndja civile bën me dije se fluksi i aplikimeve ka rënë gjatë fundjavës ndërsa po punohet për hapjen e sporteleve të reja.
E njëjta situatë vërehet dhe në Lezhë, ku qytetarët kërkojnë shtimin e zyrave të aplikimit.
Drejtori i filialit të postës Pjerin Cuku thotë se që nga fillimi i vitit e deri më tani janë shitur 1700 kupona.
"Fluksi është në rritje dhe ne si filial jemi angazhuar dhe kemi marrë të gjitha masat.
Fluksi nisi pas njoftimit të ministrisë së Brendshme për skadimin e 1.4 milionë ID për këtë vit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vezhgimi-i-ora-news-duke-pritur-nje-id