Ai është ndër aktorët më të njohur shqiptar dhe humorin e ka të lindur. Prej shumë vitesh Xhevahir Zeneli është pranë publikut shiptar përmes roleve të tij. Sot ai ishte i ftuar në emisionin ?Xing me Ermalin? në Tv Klan nga ku i bëri të gjithë të qeshin me hitoritë që tregoi. Një ndër ta ishte edhe historia e ndërrimit të emrit. Aktori tha se për shumë vite ka mbajtur emrin e gjyshit të tij pasi ky kishte qenë amaneti i tij, por gjyshi ishte bërë mirë dhe kishte jetuar edhe 17 vite të tjera. Ndaj edhe aktori ishte detyruar të ndryshonte emrin nga Xhemal në Xhevahir.
Ermal Mamaqi: Ta fillojmë nga emri, ti nga Xhemal e ke bërë emrin Xhevahir, a është e vërtetë?
Xhevahir Zeneli: Po.
Ermal Mamaqi:Nuk është ndonjë ndryshim kushedi se çfarë...
Xhevahir Zeneli: Jo, por duhej të ishte baza shkronja Xh.
Ermal Mamaqi: Sa vite e ke patur emrin Xhemal?
Xhevahir Zeneli: Deri në vitin e parë gjimnaz. Historia është kjo: Gjyshi im la amanet që kur të vdiste, babi im të bënte një dajë që ti vinte emrin e tij që të ngjallej, se kështu ka qenë nga anët tona. Babai s?mund t?ia prishte, ishte amaneti fundit. Mirpo fëmija i katërt lindi vajza dhe ia vunë emrin Shpresa me shpresë që do të dilte. Dhe dola unë i pesti, Xhemali. U gëzuan të tërë, u bë dhe darka, por nuk u gëzua gjyshi. Gjyshi nuk kishte vdekur akoma... Gjyshi u bë mirë dhe jetoi edhe 17 vite të tjera, cdiq 103 vjeç. Mirpo dy Xhemalë s?mund të rrinim në një derë. Atëherë nuk ishte shtrenjt, paguaje 500 lekë dhe e ndërroje emrin dhe unë e bëra Xhevahir.
Ermal Mamaqi: Po tani nga Xhevahir e ke bërë Xhefri...
Xhevahir Zeneli: Ika në Amerikë dhe atje më keq akoma. Nuk ma shqiptonin dot dhe ma vunë Xhefri./tvklan.al