Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Duke u kërkuar skraparllinjve ta shohin si vajzën e tyre dhe jo si nuse skrapari, Monika Kryemadhi u kërkoi strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim të punojnë për zgjedhjet e 30 qershorit. Sipas Kryemadhit, këto zgjedhje nuk do të jenë vetëm lokale, por do të ketë edhe zgjedhje të parakohshme
Kryemadhi: Nuk do të jenë vetëm zgjedhje lokale. Do të jenë zgjedhje lokale dhe zgjedhje të përgjithshme. Sepse shqiptarët nuk mund të pranojnë që të qeverisen nga një qeveri qe ka grabitur mandatet politike të saj në Parlament dhe nga një qeveri e cila mandatet e saj i ka të blera me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar.
Tashmë është koha sipas kryemadhit që populli t?i japë një mësim politikanëve që gënjejnë në premtimet e tyre
Kryemadhi: Duhet ti japim mësim politikës shqiptare që të mos guxojë më njeri të gënjejë shqiptarët, por ai që premton ta mbajë premtimin. Ti japim një mësim politikës shqiptare për ti thënë kujtdo që politika është në shërbim të qytetarëve. Në të kundërt, qytetarët të rrëzojnë dhe të tërheqin zvarrë ashtu siç e meriton çdo mashtrues dhe tradhtar i idealeve të vendit të tij.
Kryetarja e LSI u shpreh se Edi Rama ka ardhur në pushtet me vota të blera dhe po qeveris duke varfëruar shqiptarët.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kryemadhi-ne-qershor-nuk-do-te-kemi-vetem-zgjedhje-lokale