Mazhoranca "rrëzon" Metën: Bahri Shaqiri jo për KLSH - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-01-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Deputeti socialist dhe njëkohësisht kreu I komisionit të ligjeve, Ulsi Manja ka reaguar pas propozimit të presidentit Meta për emrin e Bahri Shaqirit në krye te KLSH.Manja sulmon ashpër këtë propozim të Metës teksa e konsideron këtë kandidature me profil të lartë politik pasi sipas tij ai vjen nga forumet drejtuese te LSI. Për më teper sipas Manjës, kandidatura e Shaqirit ka edhe një problem kushtetues, pasi drejtimi I Kontrollit të Lartë të Shtetit duhet te merret nga një njeri I cili ka eksperiencë në fushën e financave.Ulsi Manja vijon më tej duke ironizuar, teksa thotë se eksperienca e Bahri Shaqirit në këtë drejtim janë vetëm në financat e LSI.Ndonëse në postimin e tij në facebook, Ulsi Manja thotë se ky qëndrim është opinion personal juridik, nga ana tjeter deputeti I PS paralajmeron se nga Komisioni I Ligjeve nuk do të ketë dritë jeshile për këtë figurë.Manja në fund nuk kursehet kur thotë se Meta po tregon mungesë të theksuar vullneti për ta lexuar shqip Kushtetutën e Shqiperisë.Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidaturës së Bahri Shaqirit për në krye të KLSH . Përtej faktit të të bërit politikë , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e vështirë për ta lexuar shqip në gërmë dhe frymë Kushtetutën e RSH ?Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s'ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t'i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

Share This Video


Download

  
Report form