Pa Gjurme- Shkodrani emigrant viktime e bixhozit/Gruja e braktis femijet perfundojne ne jetimore…

Report TV 2019-01-21

Views 1

Pjesa e dyte Dt 21 Janar Pa Gjurme- Shkodrani emigrant viktime e bixhozit/Gruja e braktis femijet perfundojne ne jetimore?Gëzim Koliçi nga Puka transferuar bashkë me familjen e tij në Shkodër, ka emigruar drejt Greqisë që rrëzimit së regjimit komunist. Bashkë më djalin e hallës, Nikolla Nika, ata vendosen në Anja të Kretës, ndërsa merren me punë në bujqësi. Asokohe pa preokupime familjare, deri në vitin 1995 kur familja i prezanton një vajzë me shkuesi nga fshati Paceram/Shkodër. Çifti vendosin pas afro dy vitesh më pas të bashkëjetojnë në Greqi. Gëzimi dhe Djella tashmë kishin nisur një jetë të re dhe në vitin 1998 vjen në jetë djali i tyre i parë, Marku më pas Noj dhe vajza me emrin Nikoleta.

Familja Koliçi jetonte një jetë të mbushur me dashuri, me ardhjen në jetë të tre fëmijëve të tyre. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë dhe familja ishte e kompletuar, ndodhi ajo që nuk pritej.

Kjo harmoni familjare u thye me devijimin e Gëzimit, i cili nga një njeri familjar dhe i përkushtuar bëhet frekuentues i lojërave të fatit, si dhe i varur nga alkooli. Djella punonte, ndërsa Gëzimi çfarë fitonte i linte në bixhoz. Situata agravon dhe debatet ndizen në familjen Koliçi, kur Djella zbulon këtë të vërtetë.

Ishte viti 2006 kur çifti, prindër të tre fëmijëve vendosin të ndahen duke rënë dakord me njëri tjetrin, pasi ligjërisht nuk kishin celebrim.

Fëmijët i merr Djella kurse Gëzimi bashkë me nënë Lulen vendosin të jetojnë në Durrës, në një shtëpi me qera. Gëzimi shkonte ende në Greqi me punë sezonale. Në këtë kohë Djella, ish-bashkëshortja, tre fëmijët e tyre ia lë ish-vjehrrës së saj në Durrës. Për afro 5 vite me radhe fëmijët jetuan 2 vite në Durrës me gjyshen dhe 3 vite të tjera tek kushërinjtë e të atit.

Nëna Lula e pamundur për t?u kujdesur për nipërit e saj, ndërsa djali Gëzimi ikte e vinte në Greqi i shpie në një qendër bamirësie në Bushat, të Shkodrës.

Djella, kthehet për t?i marrë përsëri fëmijët dhe për t?u transferuar përfundimisht në Greqi. Fati i tyre ishte jeta në shtëpinë e fëmijës.

Gëzimi pasi kthehet nga Greqia mëson që ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët nga Bushati i Shkodrës dhe bie në depresion.

Sot, të ndarë dy prindërit, pasojat e të cilëve ranë mbi tre fëmijët, ata jetojnë të ndarë, jo vetëm nga babai dhe nëna, por edhe nga njëri-tjetri. Në pamundësi për t?u rritur bashkë, djali i madh Marku ndodhet në shtëpinë e fëmijës, vajza Nikoleta u birësua, ndërsa Noj jeton në një qendër tjetër.

Ishte muaji korrik i vitit 2016, kur Gëzimi me destinacion largimin drejt Greqisë, kishte njoftuar të ëmën. Ai doli nga shtëpia por nuk u kthye më kurrë. Sot, në studion e emisionit ??Pa gjurmë?? e rrëfen këtë histori të trishtë nënë Lula, e cila vuan humbjen e të birit, të nipërve gjithashtu, pas shkatërrimit që pësoi familja Koliçi, e cila është e destinuar të jetojë e ndarë?ndoshta përgjithnjë?

Në studion e Pa gjurmë, ajo është shprehur se: Kemi kaluar mirë me të dy, edhe me nusen edhe me djalin. Jam e dëshpëruar, kërkoj djalin. ...

Share This Video


Download

  
Report form