Gjonaj konfirmon shkarkimin e drejtorit të Hipotekës në Durrës

Report TV 2019-01-23

Views 4

Pas shkarimit të drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Irdjan Iljazaj nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një deklaratë për mediat ka konfirmuar shkarkimin.

Gjonaj bëri me dije se pas verifikimeve të kryera në Hipotekën e Durrësit u shkarkuan edhe dy specialistë.

?Për drejtuesin dhe dy punonjës të Hipotekës Durrës, është bërë verifikimi i rastit. Është shkarkuar drejtori i Hipotekës dhe dy specialistë të zonës 1-2. Kjo zyrë ka qenë në inspektim. Një ekip nga Tirana do të kryejë një hetim të thelluar të gjithë zyrës së Hipotekës. Do të largohen të gjithë punonjësit që janë në shkelje. Do të marrim të gjitha masat për të gjithë ata që shkarkohen sot. Do të ndërtojmë nga e para të gjithë zyrën vendore të Hipotekës së Durrësit,"-tha Gjonaj.

Më tej, në deklaratën e saj për shtyp, Gjonaj njoftoi gjithashtu se në fillim të muajit janar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka referuar në prokurori materialet për dy drejtues të IEVP Rrogozhinë, për shpërdorim detyre, përkatësisht për drejtorin e burgut dhe Shefin e Policisë së këtij burgu.

"Në fillim të muajit janar, nga policia ka referuar 23 raste për shpërdorim detyre dhe për korrupsion nga shërbimi i Burgjeve. Gjykata e rrethit Gjyqësor Kavajë mori masën e shkarkimit për dy drejtorët e burgjeve,"- e mbylli Gjonaj.

Iljazaj u shkarkua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama pas denoncimit të bërë në emisionin investigativ "Fiks Fare" teksa refuzoi të regjistronte në hipotekë pronën e një qytetari. Drejtori i ishte drejtuar qytetarit me fjalët ?meqë u ankove te bashkëqeverisja, le ta zgjidhë Rama?, duke refuzuar t?i përgjigjet shqetësimit të qytetarit

Share This Video


Download

  
Report form